Prestigjiozja sportive franceze jep lajmin e bujshëm: Messi dhe PSG po shkojnë drejt ndarjes

Prestigjiozja sportive franceze jep lajmin e bujshëm: Messi dhe PSG po shkojnë drejt ndarjes

Leo Messi nuk po kalon momentet e tij më të mira te PSG, pasi u fishkëllye nga një pjesë e tifozëve parizienë në humbjen 1-0 ndaj Olympique Lyon. “’Equipe” raporton në kopertinën e saj se Leo Messi dhe PSG janë “afër divorcit”.

Loïc Tanzi dhe José Barroso publikojnë se Messi ndoshta nuk do ta vazhdojë aventurën e tij te PSG sezonin e ardhshëm, edhe pse ka gjithmonë një derë të fundit të hapur.

Në ofertën financiare të klubit parizien, të paraqitur tashmë, duhet të merret parasysh që PSG duhet të respektojë “fair play financiar”. Pra, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të rinovojë në “Parce des Princes” vetëm nëse e ul ndjeshëm pagën që merr aktualisht.

Nga ana e tij Messi është në pritje të garancive për projektin parizien. Ai që e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë kampioni i botës me Argjentinën është Thierry Henry, ish-partneri i Leo Messit te Barcelona:

“Është e turpshme të dëgjosh vërshëllimat ndaj tij në ‘Parce des Prínces’. Nuk mund ta fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit me 13 gola dhe 13 asiste në këtë sezon.

Nuk është informacion, por dëshirë se Messi duhet të kthehet te Barcelonë për dashurinë e futbollit, sepse nuk u largua ashtu siç duhej prej atje. Lotët e lamtumirës së tij ma tregojnë këtë”.

MARKETING