Premier League/ Liverpooli fiton në transfertë dhe ngushton diferencën me Arsenalin në dy pikë

Premier League/ Liverpooli fiton në transfertë dhe ngushton diferencën me Arsenalin në dy pikë

Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United.

Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë.

Dy më pak se Arsenali kryesues.
Tri pikë siguroi edhe Brightoni pas triumfit 2-1 me përmbysje përballë Brentfordit.

“Manita” e pastër 5-0 e Fulhamit kundër Nottingham Forest, ndërkohë që Bournemouth siguroi tri pikë të arta në transfertën në Crystal Palace (0-2).

MARKETING