FFM tërheq mbështetjen për Infantino për rizgjedhjen në krye të FIFA-s

FFM tërheq mbështetjen për Infantino për rizgjedhjen në krye të FIFA-s

Pas takimit të presidentëve të federatave anëtare të UEFA-s me presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Xhani Infatinos për rizgjedhjen si president i FIFA-s për periudhën 2027-2031.

MARKETING

Description of image

Për vendimin, FFM-ja ka dërguar edhe njoftim zyrtar me shkrim
FFM-ja thotë se vendimi është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të zhvillimeve të fundit dhe mënyrës së drejtimit të FIFA-s, veçanërisht sa i përket qeverisjes së mirë, integritetit institucional dhe transparencës në marrëdhëniet me federatat kombëtare.

FFM-ja konsideron se besimi, llogaridhënia dhe dialogu i hapur duhet të jenë baza e qeverisjes së futbollit botëror. Interesat më të mira të futbollit dhe zhvillimi i tij duhet të jenë gjithmonë në plan të parë.
Si anëtare e UEFA-s, FFM-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave të përbashkëta të futbollit evropian dhe do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha federatat kombëtare që angazhohen për mbrojtjen, zhvillimin dhe avancimin e futbollit.

FFM-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, me një qëllim të vetëm: mbrojtjen dhe avancimin e interesave të futbollit.

MARKETING