Prag El Clasico, Lewandowski: Me dy përforcime bëhemi “blind”

Prag El Clasico, Lewandowski: Me dy përforcime bëhemi “blind”

Të dielën rikthehet El Clasico në Spanjë. Barcelona pret Realin e Madridit në “Camp Nou”, përballje që nis prej orës 21:00 dhe që do të transmetohet në SuperSport 2.

Katalanasit kryesojnë kampionatin me 9 pikë mbi skuadrën e Carlo Ancelottit. Robert Lewandowski po luan sezonin e parë në La Liga.

Bomberi polak kryeson renditjen e golashënuesve (15), ndërkohë që është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion me skuadrën e re.

34-vjeçari ka folur rreth aventurës te Barcelona dhe asaj çfarë i mungon skuadrës së Xavit për të synuar triumfin në Champions League.

Këtë vit patëm probleme në Champions League dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë. Por ne nuk ishim gati për të garuar në nivele të larta në tri fronte.

Në futboll është e pamundur të ndryshosh diçka në një javë apo një muaj, kërkon kohë. Kemi një skuadër të mirë. Ndoshta na mungojnë një ose dy lojtarë. Jo për të na kthyer perfekt, por më konkurrues”.

Më pas një koment për transferimin te Barcelona, një ëndërr e kahershme e kapitenit të kombëtares polake dhe golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës.

Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. E dija se Barcelona kishte shumë probleme, Por kur më shpjeguan projektin menjëherë doja të isha pjesë e tij. Ishte një sfidë dhe i thashë vetes se isha gati ta përballoja.

Unë jam 34 vjeç, por ky është vetëm një numër dhe e di që mund të luaj për disa vite në nivele të larta. Nuk e di saktësisht sa, por aspekti mendor është më i rëndësishëm sesa ai fizik.

Është e rëndësishme të përshtatemi me ndryshimin dhe të bëjmë një hap përpara. Nuk ka asnjë stil të vetëm futbolli, veçanërisht nëse nuk keni lojtarët e duhur për ta bërë atë.

Të gjithë duan të imitojnë Guardiolën kur ai drejtonte Barçën. Tani, nëse shikojmë Cityn, ata nuk luajnë në të njëjtën mënyrë. Futbolli po evoluon vazhdimisht.

10 vite më parë çdo ekip donte të bënte ‘tiki-taka’. Tani, skuadrat janë më të mira taktikisht, mbrohen më mirë dhe përshtaten me kundërshtarin dhe me ndeshjen”, përfundoi Lewandowski.

MARKETING