Potteri në probleme te Chelsea

Potteri në probleme te Chelsea

Puna e ëndrrave e Graham Potterit te Chelsea po kthehet ngadalë në makth.

Manchester City ka goditur rëndë Potterin dhe Chelsean këtë edicion, duke e eliminuar nga Carabao Cup para Krishtlindjes dhe duke e lënë dhjetë pikë larg katërshes së parë, me një fitore në Premier League, të enjten.

Ndërsa fitorja 4:0 e Cityt në “Etihad” të dielën ndaj Chelseat në kuadër të Kupës FA ka lënë Potterin dhe skuadrën londineze të tronditur.
Kjo ndeshje përmbledh çdo gjë që ka shkuar keq për Chelsean këtë edicion: një ekip i goditur nga lëndime, i pasigurt në strukturën e tij, i paaftë për të dërguar topin në zona të rrezikshme dhe pa shumë kërcënim në afërsi të golit.

Por nuk janë vetëm humbjet nga City që kanë shkatërruar edicionin e Chelseat, shkruan Sky Sports.

Në tetë xhirot e fundit në Premier League skuadra mori më pak fitore dhe shënoi më pak gola. Brentfordi, Brightoni dhe Nottingham Foresti i morën pikë. Është ecuria më e keqe në ligë e Chelseat që nga viti 2010. Ndërkohë në Kupën FA është ndalur në raundin e tretë për herë të parë që nga viti 1999.

MARKETING