Potter nuk po bind, Chelsea mendon të rikthejë në stol “The Special One”

Milionat e shpenzuara gjatë dy merkatove përkatëse të një sezoni, nuk e kanë ngritur Chelsean në pozicionin ku pritej.

Edhe pse Todd Boehly ka hapur arkat e pasurisë së tij, Chelsea ende nuk po gjenë formën e përkryer. Potter nuk e ka të sigurt qëndrimin në stolin e bluve, pasi në 5 ndeshjet e fundit në ligën angleze, kanë arritur të marrin vetëm një fitore, tre barazime dhe një humbje, ku më e frikshmja është se kanë arritur të shënojnë vetëm një gol.

Kështu, sipas “Gazzetta.it”, nëse Jose Mourinho do të largohej nga Roma në fund të sezonit, Chelsea do ta konsideronte të parin në listë portugezin për t’u rikthyer në stolin e ekipit të tyre.

MARKETING