Portugalia bën formalitetin ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo dygolësh dhe rekord

Portugalia bën formalitetin ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo dygolësh dhe rekord

Portugalia e nis me poker golash aventurën nën drejtimin e Roberto Martinez. Për trajnerin spanjoll të sapoemëruar te luzitanët, nuk ishte starti më i mirë të testuar skuadrën e tij, gjithsesi fitorja me rezultatin 4-0 mund të konsiderohet premisë pozitive për të pasur sukses në drejtimin e përfaqësueses.

Luzitanët “asfaltuan” Lihtenshtajnin, që nuk i krijoi asnjë rrezik, duke i shënuar 4 gola, 2 prej të cilëve erdhën nga Cristiano Ronaldo.

Që do të ishte një formalitet, kjo u duk që pas 8 minutash lojë, kur Joao Cancelo mposhti portierin Benjamin Buchel.

Diferencat ishin të dukshme që në pjesën e parë, sidoqoftë në të dytën, portugezët thelluan avantazhin, duke fundosur kombëtaren modeste. Bernardo Silva shënoi vetëm dy minuta pas startit të pjesës së dytë, ku përfitoi nga një top jo i larguar siç duhet në zonë.

Cristano Ronaldo konvertoi saktë 11-metërshin në të 51′. Portieri e kuptoi krahun, por nuk arriti të ndalë goditjen e 38-vjeçarit.

MARKETING