Portieri Ahmet Turkaslan ka humbur jetën nga tërmeti, po kërkohet edhe një ish futbollist i Premier Ligës

Portieri Ahmet Turkaslan ka humbur jetën nga tërmeti, po kërkohet edhe një ish futbollist i Premier Ligës

Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 që la të vdekur për momentin mbi 1000 njerëz dhe plagosi më shumë se 6000. Tashmë është raportuar viktima e parë nga bota e sportit, ai është portieri Ahmet Eyup Turkaslan.
28-vjeçari Turkaslan ishte pjesë e ekipit të Yeni Malatyaspor dhe u gjend në një nga ndërtesat që u shemb nga tërmeti. Gruaja e tij u shpëtua nga ekipet e shpëtimit dhe pas disa orësh kërkime, ata gjetën trupin e Turkaslan.
Po kërkohet edhe një ish-yll i Premierligës. Bëhet fjalë për Christian Atsu, 31-vjeçari i cili ishte pjesë e Hatayaspor, ndërsa më parë ka luajtur për Newcastle United, Everton, Chelsea.
Kampioniat për momentin është pezulluar. /SHENJA/

MARKETING