Policia zbulon 800 kilogramë ushqim me afat të skaduar në RMV

Policia zbulon 800 kilogramë ushqim me afat të skaduar në RMV

Ministria e Brendshme gjeti në një kamion dhe një magazinë 800 kilogramë ushqime të skaduar dhe ambalazhe bosh. Produkti i gjetur është shpallur produkt i pasigurt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Policia nga SPB Kumanovë, dje në mëngjes, tek AB (43) nga Haraçina, gjatë kontrollit të automjetit të tij “Mercedes” me targa të Shkupit, fillimisht i kanë gjetur 200 kilogramë ushqime.

Ushqimi ka ardhur nga një depo në zonën e Gazi Babës, në pronësi të B.M.(45) nga Romanovce e Kumanovës, ku janë gjetur edhe 600 kilogramë ushqime shtesë. Pronari i magazinës pranoi se ushqimi ishte i tij.

Në stacionin policor është zhvilluar një intervistë zyrtare me pronarin e magazinës dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

MARKETING