Policia konfiskon një makinë, bënte zhurmë natën rrugëve të Shkupit

Policia ka njoftuar se rreth orës 01:00, kanë ndaluar dhe sekuestruan një automjet të tipit “Chrysler” me targa të Shtipit në bulevardin “Partizanski Odredi”.
Automjeti drejtohej nga shtetasi turk S.G., me qëndrim të përkohshëm në Shkup, ndërsa u ndalua për shkak të krijimit të një zhurme të madhe.
Drejtuesit të mjetit iu shqiptua një gjobë, ndërsa automjeti, i dyshuar për probleme teknike, u dërgua në stacionin e kontrollit teknik.
Ekspertët do të përcaktojnë nëse mjeti është teknikisht i rregullt dhe në përputhje me kushtet e trafikut rrugor.