Policia konfiskon drogë, konstatohet shërbim i alkoolit për të miturit

Policia konfiskon drogë, konstatohet shërbim i alkoolit për të miturit

Sot nga orët e hershme të mëngjesit zyrtarët policorë së bashku me organet tjera kompetente kanë kryer kontrrollë në disa objektet hotelierike në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë kontrollit është konstatuar ndër të tjera se në një lokal në Tetovë dy të mitur janë gjetur duke konsumuar alkool, për çka kundër pronarit do të bëhet kallëzim përkatës.

Njëkohësisht janë konstatuar 31 kundërvajtje nga neni 21 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike – prania e të miturve në një objekt hoteliere pas orës mesit të natës.

Kontrollet aksionale në ambientet e hotelerisë vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MARKETING