Policia arrestoi shtatë persona në Shkup nën pretendimin se tentuan të djegin një sinagogë
Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar shtatë persona nën pretendimin se dyshohen për tentativë djegieje të një objekt fetar të Shoqërisë hebraike në Shkup.
“Ministria për Punë të brendshme e ka zbardhur rastin e 12 prillit, kur në ora 04:50 u tentua të digjet një objekti fetar të Shoqërisë hebraike në Shkup”, raporton Policia.
Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa për dy persona është caktuar paraburgim. Në paraburgim, për “terrorizëm” është 21 vjeçarit A.L. nga Shkupi dhe 38 vjeçarit A.R. nga Shkupi.
“Policia ka kryer bastisje në 13 lokacione në territorin e Shkupit, duke arrestuar shtatë persona, konfiskim të lëndëve dhe mjeteve elektronike që lidhen me veprën penale”, raportoi Policia.

