Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin

Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin

Paul Pogba pritet të jetë jashtë fushës për rreth një muaj pasi testet mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm në Torino zbuluan një dëmtim në aduktorin e kofshës së djathtë.

Sipas njoftimit të dhënë nga Juventusi, lojtari francez tashmë ka filluar trajtimin. Koha e riaftësimit nuk është përcaktuar nga klubi, por “Gazzetta dello Sport” shkruan se bëhet fjalë për të paktën 20 ditë.

Pogba u rikthye te “Zonja e Vjetër” këtë sezon pas gjashtë vitesh te Manchester United dhe, pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë fazës parasezonale, bëri vetëm dy paraqitje, të dyja si zëvendësues, për klubin torinez: më 28 shkurt, kundër Torinos dhe më 5 mars, kundër Romës.

Javën e kaluar, kundër Freiburgut, ai u la jashtë pasi mbërriti me vonesë për stërvitje. Lojtari u largua i mërzitur nga qendra mjekësore, pasi mori diagnozën, dhe nuk pranoi të jepte autografe për tifozët: “Më falni, nuk jam në humor të mirë”.

I lënduar është edhe Bonucci, i cili ka një hematomë në këmbën e majtë.

MARKETING