Pioli: Të ëndërrosh është bukur, shpresoj mos të ndeshemi me italianët në çerekfinale

Pioli: Të ëndërrosh është bukur, shpresoj mos të ndeshemi me italianët në çerekfinale

Milani barazoi 0-0 kundër Tottenhamit në Londër dhe arriti në çerekfinale të Champions League 11 vite pas herës së fundit. Kënaqësi dhe lumturi e madhe për Stefano Piolin, një rezultat mjaft pozitiv në “Hotspur” në të cilin i dha kualifikimin e shumëkërkuar.
“E bëmë, dolëm mirë. Kërkova personalitet, mund të kishim bërë pak më mirë, por nuk u dorëzuam kurrë. E merituam, në fillim ishte e rëndësishme të kalonim grupin, por tani e shohim veten në çerekfinale dhe presim shortin. Shpresoj mos të ndeshem me ekipet italiane.

Të ëndërrosh është bukur dhe na ndihmon të punojmë më mirë, tani shkojmë drejt kampionatit. Duhet të luajmë me këtë energji dhe dëshirë për të marrë rezultate pozitive. Më pëlqen të mendoj se nuk ka asgjë të pamundur në futboll. Vështirësitë do të shohen pasi në Champions më të fortët do të mbeten”, është shprehur i lumtur Pioli pas ndeshjes ndaj Tottenham. /Abc/

MARKETING