Pezullimi i Le Graët nga federata franceze, në skenë del emri i Michel Platini!

Pezullimi i Le Graët nga federata franceze, në skenë del emri i Michel Platini!

Një rikthim i Noël Le Graët, edhe pse i mundshëm, duket mjaft i komplikuar për momentin. Momentalisht ai nuk është në krye të Federatë Franceze të Futbollit, megjithatë pritet që të ketë edhe hetime nga prokuroria e Parisit për akuzat e ngacmimit seksual.

Ndërsa pozicioni i kreut të FFF-së aktualisht mbahet nga Philippe Diallo, të gjithë i kanë sytë nga e ardhmja, pra se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i federatës franceze.

Sipas raportimeve nga Franca, emri i Michel Platinit vjen rregullisht në diskutimet rreth presidencës së FFF dhe gjërat mund të ndryshojnë së shpejti, me një takim të planifikuar për në 10 shkurt me Ministren e Sporteve Amelie Oudea-Castera.