Peticioni i Antikorrupsionit për Grubin nuk ka arritur te zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë

Peticioni i Antikorrupsionit për Grubin nuk ka arritur te zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë

Zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska nuk e ka marrë peticionin e Komisionit Antikorruptues për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive Artan Grubi i cili hapësirat zyrtare i shfrytëzonte për qëllime partiake.

Në një deklaratë për mediat, Gërgovska sot njoftoi se sapo ta marrë peticionin, pas saj do të veprohet sikur edhe me të gjitha peticionet deri më tani, në bazë të argumenteve.

“Edhe deri tani kemi vepruar në mënyrë të paanshme, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë”, tha Gërkovska.

Sipas saj, ka ndryshim në mënyrën e sjelljes te disa funksionarë dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për dallim prej më parë dhe beson se me masat që ndërmerren do të arrijmë në momentin kur dikush do të mbajë përgjegjësi për punën joadekuate.

“Ka ndryshim në mënyrën e sjelljes  te disa funksionarë, në rritjen e ndërgjegjësimit, megjithatë kjo është çështje kohe, nuk ndodh brenda natës. Unë jam e sigurt se me masat e tilla do të arrijmë deri në atë moment kur do të dëshmojmë dikush të mbajë përgjegjësi për sjelljen joadekuate”, tha Gërkovska.

Nuk pajtohem me konstatimin se përpjekjet janë vetëm deklarative sepse, siç thotë, masat që i mundëson Kodeksi etik janë konkrete.

“Megjithatë ky nuk është ligj, nuk ka mundësi për dispozita të shkeljes. Bëhet fjalë për masa etike vetëm që ne si shoqëri ende, për fat të keq, nuk kemi arritur  në atë shkallë të masave etike dhe kodeksit etik të jenë në atë fuqi të ndikojnë shumë më shumë se sa dispozitat e shkeljes. Ne jemi ende në atë shkallë se më lehtë është të paguhet  dënimi se sa të kemi kujdes se si sillemi”, vlerësoi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë.

MARKETING