Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, humbin jetën pilotët

Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, humbin jetën pilotët

Dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë një fluturimi pranë Guidonia Monte Celio, në periferi të Romës. Dy pilotët ndërruan jetë. Pas përplasjes, njëri prej avionëve përfundoi në një livadh dhe tjetri në rrugë. Nuk raportohet për persona të tjerë të përfshirë në aksident.

Një dëshmitar ka rrëfyer për mediat italiane se pa njërin nga avionët duke rënë dhe më pas u përplas me një makinë. “Ne u përpoqëm të shpëtonim pilotin por nuk mund të bëhej asgjë.”, tha ai. Pronari i makinës në të cilën u përplas avioni tha se ishte vetëm 10 metra larg ngjarjes.

“Isha 10 metra larg makinës, avioni u rrëzua dhe unë shpëtova. Sikur të kishte ndodhur disa sekonda më vonë, unë do të isha brenda asaj makine,” ka thënë ai.

MARKETING