Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin brazilian të Rio de Zhaneiros, transmeton Anadolu.

Zyrtarët thanë për mediat lokale se tetë persona humbën jetën, ndërsa një fëmijë gjashtëvjeçar është zhdukur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që ndodhën pas shirave të dendur që goditën vendin.

Më shumë se 100 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë në gjithë shtetin, kurse banorët lokalë janë angazhuar në kërkim-shpëtim në disa zona që zjarrfikësit dhe policia nuk mund t’i arrijnë ende.

Në rajon, ku po vazhdojnë kushtet e këqija të motit, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në shumë qytete.

MARKETING