Përmbytet varka me emigrantë në Tunizi, raportohet për 27 vik’tima
Tragjedi në brigjet e Tunizisë. Njëzet e shtatë persona kanë humbur jetën pasi dy varka u përmbytën në brigjet e Tunizisë. Trupat e pajetë u gjetën një ditë më parë raportojnë mediat e huaja, ndërsa 83 të tjerë u shpëtuar.
Sipas mediave të huaja mes viktimave raportohet për gra dhe fëmijë.
Mendohet se rreth 110 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës, Sub-Sahariane ishin në bordin e dy varkave. Drejtori rajonal i Mbrojtjes Civile në Sfax, Zied Sthiri, tha se po zhvillohen operacione për gjetjen e emigrantëve të tjerë që rezultojnë të zhdukur.