Përleshja mes “Komiti” dhe “Çkembari”, arrestohen 18 persona

Përleshja mes “Komiti” dhe “Çkembari”, arrestohen 18 persona

Policia ka arrestuar 18 tifozë pas incidentit të mbrëmjes së djeshme në ndeshjen e hendbollit mes ekipit “Vardar 1961” dhe “Eurofarm Pelister”. Në fillim të ndeshjes kishte gjuajtje të sendeve në terren, ndërsa më pas edhe përleshje mes grupeve, ndërkaq për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e rastit sipas ligjit për parandalimin e dhunës në garat sportive”, thonë nga MPB për Makfax.

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuarit i përkasin dy tifo grupeve, Çkembarëve dhe Komitëve.

MARKETING