Përfundon me sukses projekti “Siguria dhe etika digjitale”, i realizuar në kuadër të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës
Sot u përmbyll me sukses projekti “Siguria dhe etika digjitale”, i realizuar në kuadër të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, me mbështetjen e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ).
Në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse, studentëve të Fakultetit Pedagogjik të cilët morën pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e projektit iu shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.
Projekti përfshiu trajnime dhe aktivitete me nxënës dhe studentë, me fokus në promovimin e përdorimit të sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të teknologjisë dhe internetit.
Në fund të aktivitetit u realizua edhe një fotografi e përbashkët me studentët pjesëmarrës, trajnuesit e projektit Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Prof. Dr. Florim Idrizi, si dhe udhëheqësin e projektit Doc. Dr. Agron Iljazi, si kujtim i një angazhimi të përbashkët dhe i një përvoje me vlerë në promovimin e sigurisë dhe etikës digjitale.

