Përfundojnë takimet e veçanta në Ohër, pritet të nisë takimi trepalësh

Përfundojnë takimet e veçanta në Ohër, pritet të nisë takimi trepalësh

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në radhë është tashmë takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët.

Në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

 

MARKETING