Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, nesër do të jetë e hapur Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, nesër do të jetë e hapur Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë

Zyra e Avokatit të Popullit do të jetë e hapur të dielën, më 1 nëntor, nga ora 07:00 deri në 19:00, në ditën kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin çdo shkelje të mundshme të së drejtës së tyre të votës në zyrën rajonale të Avokatit të Popullit në Tetovë.

“Të dielën (1 nëntor), në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të jetë e hapur zyra rajonale në Tetovë, me qëllim që qytetarët të mund të raportojnë çdo lloj shkeljeje të së drejtës së tyre të votës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Qytetarët mund t’i raportojnë parregullsitë edhe përmes telefonit, në numrin 044 344-082, pa pasur nevojë të paraqiten personalisht në zyrë.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se do të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore të qytetarëve dhe se, në rast të konstatimit të shkeljeve, do të ndërmarrin masa urgjente.

Ndërkohë, procesi zgjedhor në Bërvenicë do të monitorohet nga gjithsej 61 vëzhgues, pesë prej të cilëve janë ndërkombëtarë.

MARKETING