Pendarovski, Jakimovski, Dimitrievski dhe Taravari paraqitën kandidatura për president në KSHZ

Pendarovski, Jakimovski, Dimitrievski dhe Taravari paraqitën kandidatura për president në KSHZ

Katër nga shtatë kandidatët të cilët mblodhën nënshkrime nga qytetarët sot  dorëzuan kandidaturat për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidatura për president  ka dorëzuar shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni, Stevço Jakimovski nga GROM-i, Maksim Dimitrievski nga “E Di” dhe Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare Vlen.

Sipas afatit të KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale, kandidaturat duhet të dorëzohen deri nesër në mbrëmje. Nënshkrime për kandidaturë për president mblodhën edhe Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet edhe me nënshkrimet e  deputetëve nga VMRO DPMNE dhe koalicioni, Biljana Vankovska, e mbështetur nga e Majta dhe Bujar Osmani, i mbështetur nga BDI.

Kandidaturat duhet të konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së dhe më pas ata do të bëhen zyrtarisht kandidatë presidencial.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill.

 

MARKETING