Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend
![Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/stevo-2.jpg)
Kandidati për president Stevo Pendarovski dje në mbrëmje nga Koçani është përgjigjur se pse nuk është vonë për të bërë vetingun në vend.
“Në vitin 2016 kam qenë pjesë e atyre kandidatëve për deputetë, atëherë e kemi premtuar. Ne morëm një udhëzim nga Brukseli që për shkak të përvojave negative në Shqipërinë fqinje, ku shumë pak gjyqtarë dhe prokurorë e kaluan atë test, vetingu është një kontroll i gjendjes së pasurisë, i përkthyer në gjuhën popullore, nëse keni jetuar gjatë mandatit vetëm nga paga apo keni vjedh edhe nga vende të tjera. Kështu je i sinqertë. I dëgjuam dhe arritëm në 2% besim në gjyqësor”, tha Pendarovski.