Pavarësisht fitores së mbrëmshme, Xavi ende beson se Real Madridi është favorit

Barcelona arriti ta mposhtë Real Madridin të enjten mbrëma, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Skuadra e Xavi Hernandezit triumfoi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Pas ndeshjes, Xavi ka komentuar lojën, teksa theksoi se Reali është ende favorit, pavarësisht se Barcelona e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

“Nuk kemi mundur ta mbajmë topin. Ka qenë e vështirë për ne që të fitojmë duele për të pasur topin, por jemi mbrojtur shumë mirë. Ne kemi luftuar deri në fund dhe kjo është shumë pozitive”, tha fillimisht Xavi pas ndeshjes.

Trajneri spanjoll e cilësoi Real Madridin si favorit para ndeshjes, pavarësisht fitores së skuadrës së tij.
“0-1 na jep një avantazh të caktuar, por ne do të duhet të konkurrojmë shumë mirë kundër një skuadre shumë të fortë të Real Madridit. Unë ende e shoh Madridin si një favorit”, deklaroi Xavi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 prill, në stadiumin “Camp Nou”.

MARKETING