Pasi ka ndryshuar 40 trajnerë në 20 vite, presidenti i klubit zviceran, bëhet vetë trajner!

Pasi ka ndryshuar 40 trajnerë në 20 vite, presidenti i klubit zviceran, bëhet vetë trajner!

Presidenti… u çmend në Sion. Rënia e klubit zviceran në ligë (i parafundit, baraz me vendin e fundit) ka çoroditur tifozët dhe drejtuesit. Christian Constantin, po ndërmerr hapa drastikë, por të paprecedentë për ta kthyer klubin: duke marrë rolin e trajnerit vetë për një javë!

Presidenti kontrovers i skuadrës së Mario Balotellit ka pezulluar trajnerin Fabio Celestini pas disfatës së rëndë të fundit nga St Gallen (4-0) dhe përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se do ta drejtojë vetë ekipin në çerekfinalen e ardhshme të Kupës së Zvicrës dhe në ndeshjen e kampionatit të fundjavës, të dyja kundër Luganos.

Sa më sipër mund të duket e padëgjuar për sportdashësit, por e vërteta është se kjo është diçka e lehtë nga Konstantini në krahasim me atë që ka bërë në të shkuarën. Ndër të tjera, 65-vjeçari mori një pezullim prej 14 muajsh nga futbolli në vitin 2017 për sulmin ndaj trajnerit zviceran Rolf Finger, gjithashtu shkarkoi nëntë lojtarë në vitin 2020 të cilët refuzuan të merrnin shkurtime pagash në mes të pandemisë, ndërsa në përgjithësi në 20 vitet e fundit ai ka ndryshuar nga 40 trajnerë!

MARKETING