Pasholli i drejtohet Taravarit: Nuk kisha dashur të jem në pozitën tuaj, i nënshtruar, pa zë dhe i përbuzur!

Pasholli i drejtohet Taravarit:  Nuk kisha dashur të jem në pozitën tuaj, i nënshtruar, pa zë dhe i përbuzur!

Deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke thënë se ai së bashku me udhëheqësit tjerë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për zv/kryeministrin Ivan Stoilkoviq dhe qëndrimet e tij karshi Kosovës.
“Do isha ndjerë shumë keq dhe s’do ta kisha pranuar asnjëherë që si ju bashkë me udhëheqës tjerë të koalicionit VLEN të uleni në po të njejtat karrike ku e keni edhe zotri Stoillkoviq, i cili…Kosovës të cilës ju i thirreni si një vend i dashur dhe që keni një bashkëpunim të thellë edhe me zotri Kurtin, po ai zotri Stoillkoviq e quajti ‘Kosova dhe Metohija’. Nuk dhatë asnjë deklaratë për këtë”. Nuk kisha dashur të jem në pozitën tuaj, I nënshtruar, pa zë dhe i përbuzur”, ka deklaruar Arbana Pasholli, deputete e Frontit Evropian. /SHENJA/

MARKETING