Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Shiu i dendur dhe përmbytjet kanë goditur disa pjesë të Gjermanisë dhe Italisë, me qindra qytetarë t ëparalajmëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe disa të zhdukur.

Bëhet e ditur se pjesë të Gjermanisë Jugore janë nën paralajmërimin e përmbytjeve, me nivelet më të larta të shiut ne Swabia, Allgäu dhe Bavaria.

Ndërkohë, në Augsburg është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Niveli i ujit pritet të rritet ndjeshëm në orët në vijim edhe në komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach veçanërisht.

Gjithashtu, i prekur dhe i rrezikuar nga përmbytjet është edhe rajoni i Liqenit të Konstancës.

Raportohet se në rrezik për të shpërthyer nga shtrati janë edhe lumenjtë në veri si Danubi dhe degët e tjera të tij.

Ndryshe, në Itali tre të rinjë janë zhdukur që nga orët e para të pasdites për shkak të përmbytjes së lumit Natisone në verilindje.

Bëhet e ditur se aktualisht aty është duke u kryer një kërkim. /Telegrafi/

MARKETING