Pas 26 vitesh udhëheqjeje, Ramush Haradinaj ia dorëzon drejtimin e AAK-së Ardian Gjinit

Pas 26 vitesh udhëheqjeje, Ramush Haradinaj ia dorëzon drejtimin e AAK-së Ardian Gjinit

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke marrë zyrtarisht drejtimin e partisë në Kuvendin Zgjedhor.

Ky ndryshim vjen pas më shumë se dy dekadash udhëheqjeje nga ish-kryetari Ramush Haradinaj, i cili në të njëjtin kuvend ka marrë pjesë dhe ka mbështetur procesin e tranzicionit të lidershipit.

Në fjalimin e tij, Haradinaj ka falënderuar bashkëpartiakët për rrugëtimin e gjatë politik dhe ka theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin edhe jashtë drejtimit të partisë.
Gjini, nga ana e tij, ka marrë mbështetje të gjerë nga delegatët, duke e cilësuar këtë moment si një fillim të ri për AAK-në dhe për objektivat e saj politike në të ardhmen.

MARKETING