Pas 18 vitesh në një gjysmëfinale, AZ Alkmaar u falet penalltive

Pas 18 vitesh në një gjysmëfinale, AZ Alkmaar u falet penalltive

Pas Fiorentinës kualifikohet edhe AZ Alkmaar në gjysmëfinalet e Conference League. Skuadra holandeze iu fal penalltive për të nxjerrë jashtë turneut Anderlecht.

Belgët kishin fituar 2-0 sfidën e parë shtëpiake. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në “AFAS Stadion”. AZ shënoi dy gola të shpejtë brenda 13 minutave të para me anë të grekut Vangelis Pavlidis.

Sfida nuk prodhoi më gola, 30 minutat shtesë gjithashtu dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Nga pika e bardhë u treguan më të saktë vendasit, të cilët festuan me tifozët.

Skuadra holandeze rikthehet pas 18 vitesh në gjysmëfinalet e një kompeticioni europian. AZ Alkmaar do të përballet me fituesin e çiftit West Ham-Gent.

 

MARKETING