Parlamenti turk miratoi ligjin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk miratoi ligjin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk miratoi dje ligjin në lidhje me protokollin për anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), transmeton Anadolu.

Pas diskutimit të projektligjit për miratimin e protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO në parlamentin turk, projektligji u miratua nga 287 nga 346 deputetë që morën pjesë në votim, ndërsa 55 deputetë votuan “kundër” dhe katër “abstenuan”.

Finlanda dhe Suedia, të dyja vendet nordike që janë afër ose në kufi me Rusinë, aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt 2022.

MARKETING