Parlamenti i Ukrainës emëron ministrin e ri të Jashtëm

Parlamenti i Ukrainës emëron ministrin e ri të Jashtëm

Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha ministër të Jashtëm të vendit, i cili do ta zëvendësojë Dmytro Kuleban si pjesë e një ndryshimi të madh në Qeverinë ukrainase.

“Emërimi i parë: Andriy Sybiha ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës”, njoftoi ligjvënësi Yaroslav Zheleznyak të enjten.

Ai shtoi se 258 prej 450 ligjvënësve në Parlamentin e Ukrainës votuan për emërimin e Sybihas.

Sybiha, zëvendësministër i Jashtëm, u nominua nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë ditës për ta zëvendësuar Kuleban në postin e ministrit të Jashtëm.

Ligjvënësit gjithashtu e aprovuan edhe emërimin e Oleksiy Kuleba si zëvendëskryeministër përgjegjës për restaurim dhe politika rajonale.

Dmytro Kuleba dhe disa anëtarë të tjerë të kabinetit dorëzuan dorëheqjet e tyre këtë javë, pasi Zelensky la të kuptohej se ndryshimi i kabinetit ishte i pashmangshëm.

MARKETING