Parashikimi i motit: Diell, vranësira të lehta dhe erë deri në 60 km/h

Parashikimi i motit: Diell, vranësira të lehta dhe erë deri në 60 km/h

Sot moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri në e fortë nga veriu, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë ndërmjet 26 dhe 34 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Edhe në kryeqytet do të fryjë erë mesatare deri në e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Edhe nesër moti do të mbetet i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri në e fortë nga veriu, me intervale kur shpejtësia e saj do të arrijë deri në 60 kilometra në orë.

Sipas parashikimeve, të hënën dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet lokal, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

MARKETING