Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta lokale në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të ndryshueshme të shoqëruara me reshje të rastësishme lokale.

Në zonat juglindore parashikohen kushte për reshje më intensive afatshkurtra, të shoqëruara me bubullima të rralla. Era do të fryjë nga drejtimi verior me intensitet mesatar, herë pas here e përforcuar, duke arritur në disa vende mbi 60 kilometra në orë.

Temperatura maksimale ditore do të sillet nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në orët e pasdites priten reshje të lehta lokale. Era do të jetë mesatare deri e fortë nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

MARKETING