Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të lehta deri në mesatare pasdite. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.
DPHM bën të ditur se do të ketë një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, përveç në zonat malore ku pasdite do të ketë dukje të rrallë reshjesh të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të theksuara.

MARKETING