Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në më shumë vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës do të fryja erë e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të zgjas edhe gjatë natës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrij nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë Celsiusë.

MARKETING