Papa Françesku bën thirrje për marrëveshje të menjëhershme paqeje në Gaza

Papa Françesku bën thirrje për marrëveshje të menjëhershme paqeje në Gaza

Gjatë fjalimit të tij javor të së dielës, Papa Françesku thotë se shpreson që Izraeli dhe Hamasi të pranojnë menjëherë propozimet e paqes për armëpushim dhe lirimin e robërve “për hir të palestinezëve dhe izraelitëve”.
Papa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të veprojë “urgjentisht” për të sjellë më shumë ndihmë në Gazën e shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ndihma humanitare duhet të lejohet të arrijë tek ata në nevojë dhe askush nuk mund ta pengojë atë”, tha ai.

MARKETING