Pançe nga Velesi është vrarë për 500 euro borxh
![Pançe nga Velesi është vrarë për 500 euro borxh](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/12/3-1.png)
Prokurori Publik Gavril Bubevski gjatë konferencës deklaroi se berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski është vrarë për 500 euro borxh.
Ai këto para ia ka patur borxh Lupço Palevskit- Palço.
“Pançe ka patur borxh 500 euro ndaj njërit prej të dyshuarve dhe kështu është zgjedhur si viktimë që të merret makina dhe të kidnapohet vajza”, tha Bubevski, raporton SHENJA.
Trupi i Pançe Zhezhovski është gjetur në rrethinën e Velesit, ndërsa makina e tij është gjetur në rrethinën e Shkupit.