Paga minimale për vitin 2024 është 22.567 denarë

Paga minimale për vitin 2024 është 22.567 denarë

Paga minimale për vitin 2024 do të jetë 22.567 denarë në shumën neto dhe shënon rritje prej 3.613 denarë në bruto vlerë, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerën neto në raport me pagën minimale për vitin 2023, u konstatua në seancën e dytë të sotme të Këshillit Ekonomik Social (KES).

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se me harmonizimin e ri, paga minimale në vitin 2024 është rritur për 3.613 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerë neto.

Rritja e pagës minimale është bërë në pajtueshmëri me metodologjinë e re për harmonizim e miratuar në vitin 2022 pas bisedimeve mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve. Në pajtueshmëri me metodologjinë e re, paga minimale harmonizohet me 50% të shpenzimeve për jetesë dhe 50% me rritjen e pagës mesatare.

Megjithatë, sindikatat sot reaguan se rritja e pagës minimale nuk është e mjaftueshme dhe kërkuan nga qeveria e ardhshme në 100 ditët e para të bëjë edhe një korrigjim, me çka paga minimale do të arrinte në 450 euro.

Nga LSM presin që rritja e re e pagës minimale të hyjë në “Gazetë Zyrtare” më së voni të hënën.

 

MARKETING