Pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Disa pjesë të Shkupit sot do të jenë pa energji elektrike.

MARKETING

Shik.mk

“Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës “Petrovec” (komuna e Petrovecit); në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:30, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Metodij Andonov Çento” dhe “Delta Prom” (komuna e Gazi Babës); në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës “Kosta Novakoviq”, ZUR Market deri në fund të qorrsokakut (komuna e Aerodromit); në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit e rrugës “11 Tetori” nr. 46 (komuna e Qendrës)”, njoftoi QMK pas marrjes së një njoftimi nga EVN.

Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Pakoshevë (komuna Zelenikovë).

“Në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 12:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Franklin Ruzvelt” nr. 50, 52, 62 dhe 68 dhe të gjitha ndërtesat afariste si dhe një pjesë e rr. “Orce Nikolov” nr. 147A, 147B dhe 149 dhe një pjesë e rr. “Blagoj Davkov” (komuna Qendër)”, shtojnë nga QMK.

MARKETING