Osmani: Kam më shumë informacione nga sulmi në Banjskë ndaj do të kërkojë dalje nga “Ballkani i Hapur”

Osmani: Kam më shumë informacione nga sulmi në Banjskë ndaj do të kërkojë dalje nga “Ballkani i Hapur”

Kandidati për president nga BDI Bujar Osmani ka njoftuar sot se në një seancë të mbyllur të Qeverisë do të kërkojë nga Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga nisma e Ballkanit të Hapur, pasi në ndërkohë ka marrë më shumë informacione për sulmin në Banjskë të Kosovës.  Oasmani tha se delegacioni ynë u njoftua fillimisht për këtë iniciativë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe theksoi se është një ide fillestare e Shqipërisë, e mbështetur nga SHBA-të, me dy synime  pajtimin për të krijuar parakushte për mbylljen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi dhe njohje reciproke dhe liberalizim të tregut sepse kamionët kalonin 80 për qind të kohës në kufijtë tanë.

DKL

BUJAR OSMANI KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA VLEN

“Kur ndodhi sulmi në Banjskë në Kosovë, unë pata një deklaratë se kjo ishte kundër idesë së pajtimit dhe thashë se nëse ka përfshirje të drejtpërdrejtë të Beogradit në Banjskë, pjesëmarrja në Ballkanin e Hapur duhet të rishikohet sepse thyen shtyllat e idesë. Meqenëse tani kam më shumë informacion për atë që ka ndodhur në Banjska, planifikoj ta informoj Qeverinë në një seancë të mbyllur dhe qeveria do të vendosë se si do të veprohet”.

MARKETING