Osmani: Integrimi në NATO dhe BE është përgjigjja më e mirë ndaj ambicieve imperialiste ruse

Osmani: Integrimi në NATO dhe BE është përgjigjja më e mirë ndaj ambicieve imperialiste ruse

Anëtarësimi në NATO dhe BE është përgjigjja më e mirë e ambicieve imperialiste ruse. Ukraina është vetëm pengesa e parë, ndërsa i rradhës do të jetë Ballkani Perëndimor, nënvizoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili ka udhëhequr ngjarjen tradicionale të NATO-s me të cilin filluan Ditët e NATO-s në vend me çka shënon katër vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjetorin e formimit të Aleancës.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë adekuat, para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë mënyrë vendi nuk është vetëm faktor stabiliteti në rajon, por edhe nxitës për vendet e fqinjësisë sonë të cilat kanë vullnet dhe janë të gatshëm të qëndrojnë pas vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta euroatlantike”, tha Osmani, duke theksuar se tani është koha për t’i përshpejtuar vlerat euroatlantike dhe qëllimet”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë potencoi se tani është koha për të përshpejtuar proceset eurointegruese dhe euroatlantike.

“Tani, më shumë se kurrë, integrimi evropian dhe euroatlantik në Ballkanin Perëndimor është çelësi për përmirësimin e sigurisë dhe konsolidimin e stabilitetit. Proceset integruese euroatlantike janë hallka më e mirë demokratike për parandalimin e konflikteve dhe ndërhyrjeve dashakeqe të palëve të treta”, tha Osmani.

Ministri përshëndeti zgjerimin e familjes transatlantike me dy shtete të reja anëtare – Finlandën dhe Suedinë, duke theksuar se ky hap është veçanërisht i rëndësishëm sepse do ta forcojë Aleancën dhe do ta forcojë më tej sigurinë euroatlantike.

Në ngjarjen tradicionale të NATO-s ka marr pjesë dhe zëvendëskryetari i parë i Qeverisë i obliguar për Çështje evropiane Bojan Mariçiq si dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend të cilët uruan vendin për përvjetorin e katërt të anëtarësimit në NATO, kontributin e saj në sigurinë kolektive dhe dhanë pikëpamjet e tyre për sfidat aktuale globale.

MARKETING