Osman Kadriu ekskluzive për TV Shenja tregon që në dhjetor i skadon mandati dhe parashikon skenarët e mundshëm

Osman Kadriu ekskluzive për TV Shenja tregon që në dhjetor i skadon mandati dhe parashikon skenarët e mundshëm

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e ka deklaruar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ku ka folur edhe për çështjen e lëndëve që ka trajtuar si gjykatës referues, por që ende presin të shqyrtohen në seancë gjyqësore.

MARKETING

Shik.mk

Kadriu bëri të ditur se krahas tij, në dhjetor i përfundon mandati edhe kolegut të tij Darko, ndërsa pas dy muajsh pritet t’i skadojë mandati edhe gjykatësit Naser Ajdari.

“Edhe kolegu Darko edhe mu Osman Kadriu në dhjetor na skadon afati në Gjykatën Kushtetuese. Pas dy muajve edhe kandidatit të tretë, i skadon edhe gjykatësit të tretë Naser Ajdari i skadon afati. Atëherë çka do të ndodhë me lëndët? Jo për ato që nuk ka filluar procedura, por për ato që janë përfunduar nga gjykatësi referues. Unë si gjykatës kushtetues deri tash që i kam përfunduar lëndët ku paraqitem si gjyaktës referues, i kam dorëzuar ato lëndë, dhe ato duhet të kalojnë vetëm në seancë gjyqësore. Një prej aytre lëndëve që jam gjykatës referues është edhe landa për rastin e Hagës”, deklaroi Osmani.

MARKETING