OKH “Merhamet” realizon takime me përfaqësues të lartë nga qyteti i Bursës

OKH “Merhamet” realizon takime me përfaqësues të lartë nga qyteti i Bursës

OKH “Merhamet” gjatë këtyre dy ditëve po qëndron në qytetin e Bursës në Turqi, ku po zhvillojnë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të Turqisë.

Pas takimit të djeshëm që kishin me kryetarin e komunës së Osmangazit, z. Mustafa Dündar dhe nënkryetatin e Provincës së Bursës nga AK Parti, z. Adnan Kurtulush, delegacioni i shoqatave joqeveritare nga Maqedonia e Veriut, sot kanë zhvilluar takim zyrtar edhe me krerët më të lartë të qytetit të Bursës.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të OKH “Merhamet” për takimin e sotëm në qytetin e Bursës:

“Në vendin historik të Bursës “Kozan Han”, përfaqësuesit e OKH Merhamet u takuan me Nënkryetarin e AK Partisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Bartësin e Listes së AK Partise për Qytetin e Bursës z. Efkan Âlâ, Nënkryetarin e AK Partisë z. Hayati Yazıcı, Kryetarin e Bashkisë së Bursës, z. Alinur Aktaş, dhe Kryetarin e Komunës së Osmangazit z. Mustafa Dündar.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme të Bursës, në veçanti projektet e realizuara në Ballkan.

Mes tjerash u vu në pah edhe roli i shqiptarëve të shpërngulur në Bursa, ku një numër i madh gëzonin poste udhëheqëse në të gjitha nivelet e udhëheqjes.

Aty u diskutua edhe roli vendimtar i zgjedhjeve të 14 Majit për popullatën e shpërngulur nga ballkani që jetojn në Bursa, që lidhen drejtpërsëdrejti me zhvillimin e jetës politike, sociale dhe ekonomike.
Në këto takime u shpërfaq afërsia vëllazërore dhe brenga e përbashkët drejt së ardhmes”, thuhet në komunikatën e OKH “Merhamet”.

MARKETING