OBSH u bën thirrje vendeve të mos vendosin kufizime në udhëtime dhe tregti për shkak të Ebolës

OBSH u bën thirrje vendeve të mos vendosin kufizime në udhëtime dhe tregti për shkak të Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar kundër vendosjes së kufizimeve për udhëtimet ose tregtinë me Kenian, Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ugandën, pas raportimit për vdekjen e një pacienti me Ebola në Kenia, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në rrjetin social amerikan X tha se Kenia kishte raportuar një rast të importuar të Ebolës, të shkaktuar nga virusi Bundibugyo, te një shtetas kenian që kishte jetuar në Republikën Demokratike të Kongos.

Pacienti u sëmur në Republikën Demokratike të Kongos dhe mori trajtim në disa spitale, përpara se të udhëtonte nga vendi drejt Nairobit përmes Kampalës, Ugandë.

Tedros tha se ai vdiq të hënën në Nairobi.

Sipas Tedros, OBSH-ja po mbështet qeveritë e Kenias, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës me gjurmimin e kontakteve, mbikëqyrjen, kontrollin dhe masa të tjera të reagimit, që synojnë identifikimin e rasteve të mundshme dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

“OBSH-ja këshillon kundër çdo kufizimi të udhëtimeve drejt vendeve të prekura ose tregtisë me to, bazuar në informacionin aktualisht të disponueshëm. Ne vazhdojmë ta monitorojmë nga afër dhe kur është e nevojshme, të verifikojmë masat lidhur me udhëtimet dhe tregtinë në kuadër të kësaj epidemie”, tha ai.

MARKETING