OBSH e shqetësuar për rritjen e rasteve me miokarditit të rëndë: Disa foshnja të prekura në pak kohë

OBSH ka lëshuar një alarm të ri, duke thënë se ka pasur një shtim të rasteve të foshnjave me “miokarditit të rëndë”, përkatësisht tek të porsalindurit mes qershorit 2022 dhe marsit 2023 në Uells të Anglisë.

OBSH tha se “ndonëse infeksionet me enterovirus janë të zakonshme tek neonatët dhe foshnjat e vogla, rritja e raportuar e miokarditit me rezultate të rënda tek të porsalindurit dhe foshnjat e lidhura me infeksionin enterovirus, është e pazakontë”.

Sipas OBSH gjatë gjashtë viteve të fundit, “është identifikuar vetëm një rast tjetër i ngjashëm”.

OBSH vlerësoi rrezikun e shëndetit publik si të ulët, por shtoi se në situata të caktuara, “mund të jetë e këshillueshme mbyllja e objekteve të kujdesit për fëmijët dhe shkollave për të zvogëluar intensitetin e transmetimit”.

 

MARKETING