Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza shkon afër 52.800, Izraeli vazhdon luftën gjenocidale

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza shkon afër 52.800, Izraeli vazhdon luftën gjenocidale

Të paktën 52.787 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

MARKETING

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 27 persona të tjerë u vranë në sulmet izraelite ndaj enklavës palestineze gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 85 të tjerë u plagosën duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në të paktën 119.349.

“Shumë njerëz mbeten ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ata”, tha ministria palestineze.

Më 18 mars , ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë 2.678 persona dhe ka plagosur 7.308 të tjerë, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING