Skip to content
  • Facebook
  • Youtube
TV-SHENJA
  • Lajme
    • Maqedoni e Veriut
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajon
    • Botë
  • Kronikë e zezë
  • Ekonomi
  • Intervista
  • OPINION/ANALIZË
  • Emisione
    • Arena
    • Bota ne Fokus
    • Ekonomiks
    • EMISION DEBATIV
    • Fjala
    • FOL POPULL
    • Gjurmë
    • Intervista Emision
    • Konaku
    • Ku e kishim Fjalen
    • Ligjerate Fetare
    • Paradite me ne
    • PIKËPAMJE
    • Receta e Dites
    • Relaks
    • Retro Javore
  • Kulturë
  • Sport
  • Fotolajm
  • Teknologji
  • GJITHÇKA
  • Lajme
    • Maqedoni e Veriut
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajon
    • Botë
  • Kronikë e zezë
  • Ekonomi
  • Intervista
  • OPINION/ANALIZË
  • Emisione
    • Arena
    • Bota ne Fokus
    • Ekonomiks
    • EMISION DEBATIV
    • Fjala
    • FOL POPULL
    • Gjurmë
    • Intervista Emision
    • Konaku
    • Ku e kishim Fjalen
    • Ligjerate Fetare
    • Paradite me ne
    • PIKËPAMJE
    • Receta e Dites
    • Relaks
    • Retro Javore
  • Kulturë
  • Sport
  • Fotolajm
  • Teknologji
  • GJITHÇKA

Gërvalla mohon heshtjen pas aktgjykimit të Speciales: Po përgatitemi për betejën ligjore

  • September 26, 2026
  • Kosovë, Lajme
Gërvalla mohon heshtjen pas aktgjykimit të Speciales: Po përgatitemi për betejën ligjore

Ministrja Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur sot lidhur me akuzat që i janë bërë asaj se ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe se ka heshtur pas aktgjykimit, dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MARKETING

Shik.mk

Gërvalla në një konferencë për media e pyetur pse ka heshtur pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, ajo mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se se një deklaratë në emër të Republikës së Kosovës e ka lëshuar kryeministri Albin Kurti, ndërkaq, ajo dhe ekipi i saj i janë futur punës me qëllim që të përgatiten për betejën ligjore në instancën e ardhshme.

“Deklaratat që më lidhin mua me bashkëpunimin me Gjykatën Speciale tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, e as me Gjykatën Speciale… nuk ka asnjë pikë takim timin, as direkt as indirekt, mirëpo edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. Një shpresë të vogël e kam që të paktën ata që më së shumti kanë bërtitur në këtë lëmi, ata që më shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash që paktën para pasqyrë të skuqen për një moment që nuk kanë dashur të dëgjojnë faktet, por kanë zgjedhur të përsërisin gënjeshtrat e vëna në qarkullim nga ata vetë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja Gërvalla mohoi akuzat e bëra se ajo ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Speciale që i dënoi katër ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.

“…Unë nuk kam heshtur. Jam ministre e Drejtësisë, kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq unë së bashku me ekipin tim qysh ditën e parë i jemi futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media.

Si betejë ligjore, ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokën të ftohtë, pa shumë bërtitma duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme”, tha ajo.

Më tej ministrja e Drejtësisë tha se është e bindur se Qeveria mund të bëjë më shumë, por siç tha ajo duhen analizuar të gjitha rrethanat dhe secili ta kryejë punën e tij si duhet dhe me ndershmëri.

MARKETING

Share Now

  • Facebook
  • Twitter

Të ngjajshme

Çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, shtrenjtohet vetëm mazuti

Çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, shtrenjtohet vetëm mazuti

  • October 13, 2026
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

  • October 13, 2026
Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë

Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë

  • October 13, 2026
Hakerët shkrinë frigoriferët e supermarketeve në Francë, produkte me vlerë miliona euro përfunduan në deponi

Hakerët shkrinë frigoriferët e supermarketeve në Francë, produkte me vlerë miliona euro përfunduan në deponi

  • October 13, 2026
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

  • October 13, 2026
Egjipti zotohet për “çdo lloj mbështetjeje” për Arabinë Saudite pas sulmeve të grupit Huthi

Egjipti zotohet për “çdo lloj mbështetjeje” për Arabinë Saudite pas sulmeve të grupit Huthi

  • October 13, 2026
Description of image

RRJETET SOCIALE

  • Like
  • Follow

Copyrights © 2025 TV SHENJA | Impressum