Numërohen mbi 95% e votave në Turqi, ky është rezultati

Numërohen mbi 95% e votave në Turqi, ky është rezultati

Ka vazhduar numërimi i votave në Turqi dhe publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi edhe pse tani shumë më ngadalë së më parë..
Për momentin janë numëruar 96.15% e votave, ndërsa vazhdon të ketë epërsi presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan, raporton SHENJA.
Erdogan deri tani ka 49.44% të votave, që nënkupton se për momentin do të shkohet në balotazh. Kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 44.86% të votave.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.26% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.44% të votave.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare nga 95.00% e votave të numëruar, AK Partia e Erdoganit së bashku me koalicionin kanë 49.51% të votave, ndërsa Aleanca e Kombit ka 35.06% të votave. /SHENJA/

MARKETING